PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E SHKOLLËS RAJONALE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE (ReSPA)”
Ligji nr. 10085, datë 26 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10085
- Data e miratimit
- 26 shkurt 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 25 mars 2009
- Hyn në fuqi
- 9 prill 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2009-03-25
LIGJ
Nr.10 085, datë 26.2.2009
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN
E SHKOLLËS RAJONALE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE (ReSPA)”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja për themelimin e shkollës rajonale të administratës publike (ReSPA)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6092, datë 17.3.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
ReSPA
Shkolla Rajonale e Administratës Publike (faza 1)
Iniciativë e Përbashkët e Bashkimit Europian
dhe OECD-së, financuar kryesisht nga BE-ja
RESPA/SC(2008)2/001/REV5
MARRËVESHJE THEMELUESE
E SHKOLLËS RAJONALE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE (ReSPA)
12 shtator 2008
Preambulë
Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kroacisë, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Republika e Serbisë dhe Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, duke vepruar në emër të Kosovës, në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244, (këtu të quajtur “Palët”), në prani të Komisionit Europian,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.