PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR LEHTËSITË DOGANORE PËR TURIZMIN
Ligji nr. 10089, datë 2 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10089
- Data e miratimit
- 2 mars 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 25 mars 2009
- Hyn në fuqi
- 9 prill 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2009-03-25
LIGJ
Nr.10 089, datë 2.3.2009
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN
PËR LEHTËSITË DOGANORE PËR TURIZMIN
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në konventën për lehtësitë doganore për turizmin.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6096, datë 17.3.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
KOMISIONI EKONOMIK PËR EUROPËN
KOMITETI I TRANSPORTIT TOKËSOR
KONVENTA MBI LEHTËSIRAT DOGANORE PËR TURIZMIN
HARTUAR NË NJU-JORK, MË 4 QERSHOR 1954
KOMBET E BASHKUARA
KONVENTA1 MBI LEHTËSIRAT DOGANORE PËR TURIZMIN
Shtetet kontraktuese,
duke dëshiruar të lehtësojnë zhvillimin e turizmit ndërkombëtar,
kanë vendosur të lidhin një Konventë dhe kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Për qëllimin e kësaj Konvente:
a) Termi “tarifat e importit dhe taksat e importit” nënkupton jo vetëm tarifat doganore, por
edhe të gjitha llojet e tatimeve dhe taksave të vendosura për arsye importimi.
b) Termi “turist” nënkupton çdo person, pa dallim race, gjinie, gjuhe apo feje, i cili hyn në
territorin e një shteti kontraktues, që nuk është shteti ku per soni banon, dhe qëndron aty jo më pak se
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.