Ligj

PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË REGJISTRUAR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR

Ligji nr. 10091, datë 5 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10091
Data e miratimit
5 mars 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 36, 31 mars 2009
Hyn në fuqi
15 prill 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2009-03-31

LIGJ

Nr.10 091, datë 5.3.2009

PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË REGJISTRUAR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi dhe objekti

1. Ky ligj ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes publike të profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar, si dhe rregullimin e profesionit të kontabilistit të miratuar.

2. Ky ligj parashikon dispozitat që rregullojnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe të konsoliduara, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të shoqërive të auditimit, të kontabilistit të miratuar, si dhe rregullimin e organizatave profesionale në fushën e kontabilitetit.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Auditim ligjor” është auditimi i pavarur, i detyrueshëm i pasqyrave financiare vjetore individuale dhe/ose të konsoliduara të personave juridikë dhe që kryhet nga ekspertë kontabël të regjistruar apo shoqëri auditimi.

2. “Ekspert kontabël i regjistruar i huaj” është personi fizik, i licencuar për kryerjen e auditimit ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe/ose të konsoliduara të personave juridikë në një shtet tjetër.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.