Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NDËRKOMBËTARE “PËR MUNICIONET THËRRMUESE”

Ligji nr. 10090, datë 5 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10090
Data e miratimit
5 mars 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 36, 31 mars 2009
Hyn në fuqi
15 prill 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2009-03-31

LIGJ

Nr.10 090, datë 5.3.2009

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NDËRKOMBËTARE “PËR MUNICIONET THËRRMUESE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet konventa ndërkombëtare “Për municionet thërrmuese”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6100, datë 19.3.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

KONFERENCA DIPLOMATIKE

PËR MIRATIMIN E KONVENTËS PËR MUNICIONET THËRRMUESE

CCM/77, 30 maj 2008

Origjinali në anglisht, frëngjisht, spanjisht

Dublin 19–30 maj 2008

Shtetet palë në këtë Konventë,

tepër të shqetësuara për popullatat civile dhe individët civilë të cilët vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore të konflikteve të armatosura;

të vendosura t’i japin fund një herë e përgjithmonë vuajtjeve dhe fatkeqësive të shkaktuara nga municionet thërrmuese në momentin e përdorimit të tyre, kur ato nuk funksionojnë më sipas qëllimit të tyre të mëparshëm ose kur janë të braktisur;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.