Ligj

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE

Ligji nr. 10093, datë 9 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10093
Data e miratimit
9 mars 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 2 prill 2009
Hyn në fuqi
17 prill 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2009-04-02

LIGJ

Nr.10 093, datë 9.3.2009

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është organizimi dhe funksionimi i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, në vijim AMSHC dhe përcaktimi i procedurave të zbatueshme për shpërndarjen e fondeve në mbështetje të shoqërisë civile.

Neni 2

Statuti, selia dhe personaliteti juridik

1. AMSHC-ja është ent publik qendror, buxhetor dhe vepron për përmbushjen e misionit dhe të objektivave të saj, në përputhje me këtë ligj dhe me legjislacionin në fuqi.

2. Organet e AMSHC-së e ushtrojnë veprimtarinë në mbështetje të ligjit dhe të statutit.

3. Vendimet e AMSHC-së duhet të jenë në përputhje me dispozitat e këtij ligji, me legjislacionin në fuqi dhe me statutin e saj.

4. Statuti i AMSHC-së miratohet nga Këshilli i Ministrave.

5. Selia e AMSHC-së ndodhet në Tiranë. Këshilli i Ministrave vë në dispozicion të kësaj agjencie mjedise të përshtatshme për funksionimin dhe kryerjen e veprimtarisë normale të saj, sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.