Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA “PËR KONTRATAT PËR SHITJEN NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE”

Ligji nr. 10092, datë 9 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10092
Data e miratimit
9 mars 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 2 prill 2009
Hyn në fuqi
17 prill 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2009-04-02

LIGJ

Nr.10 092, datë 9.3.2009

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA “PËR KONTRATAT PËR SHITJEN NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën e Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6102, datë 19.3.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

KONVENTA E KOMBEVE TË BASHKUARA

MBI KONTRATAT PËR SHITJEN NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE.

Parathënie

Shtetet palë në këtë Konventë,

duke pasur parasysh objektivat e gjera në rezolutat e adaptuara nga sesioni special i gjashtë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi vendosjen e një rregulli të ri ekonomik ndërkombëtar,

duke konsideruar se zhvillimi i tregtisë ndërkombëtare në bazë të barazisë dhe përfitimit reciprok është një element i rëndësishëm në nxitjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet shteteve,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.