PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10095, datë 12 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10095
- Data e miratimit
- 12 mars 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 53, 30 prill 2009
- Hyn në fuqi
- 15 maj 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2009-04-30
LIGJ
Nr. 10 095, datë 12.3.2009
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE
KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar,
bëhen shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Pas nenit 8/1 shtohet neni 8/2 me këtë përmbajtje:
“Neni 8/2
Për tokat e dhëna në përdorim, me qira ose në ndonjë formë tjetër, shoqërive tregtare, ku
shteti zotëron pjesë të kapitalit ose aksione, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre veprohet si më
poshtë:
a) Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave,
nga sipërfaqja e tokës së dhënë ka të drejtë t’ia shesë shoqëri së, me çmim tregu, sipërfaqen e
domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit
të Ministrave, ndërsa sipërfaqja tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar.
Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të a rdhurat nga shitja i kalojnë
atij.
Kur toka ka qenë dhe është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e
kompensimit.
b) Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, brenda afatit të përc aktuar nga Drejtoria e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.