PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10099, datë 19 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10099
- Data e miratimit
- 19 mars 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 43, 14 prill 2009
- Hyn në fuqi
- 29 prill 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2009-04-14
LIGJ
Nr.10 099, datë 19.3.2009
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006 “PËR LEGALIZIMIN,
URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa
leje”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Në nenin 10, paragrafi i fundit ndryshohet si më poshtë:
“Në rast se pas kalimit të afateve, zyrat e urbanistikës apo këshillat e qarqeve nuk ushtrojnë
përgjegjësitë e përcaktuara në këtë nen, atëherë ALUIZNI merr përsipër ushtrimin e tyre. Afatet,
mënyra dhe koha e ushtrimit të këtyre përgjegjësive përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6126, datë 8.4.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.