Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10098, datë 19 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10098
Data e miratimit
19 mars 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 23 prill 2009
Hyn në fuqi
8 maj 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2009-04-23

LIGJ

Nr.10 098, datë 19.3.2009

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008 “PËR MIRATIMIN E

NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të

ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Në lidhjen nr.l “Nomenklatura e kombinuar e mallrave, 2008”, që i bashkëlidhet ligjit, tarifa

doganore, që i përket kodit NK 27160000, përshkrimi “Energji elektrike” nga “2 për qind” bëhet “pa

taksë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6125, datë 8.4.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.