PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10097, datë 19 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10097
- Data e miratimit
- 19 mars 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 23 prill 2009
- Hyn në fuqi
- 8 maj 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2009-04-23
LIGJ
Nr.10 097, datë 19.3.2009
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni l
Në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndrys huar, në fund të nenit 51
shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve,
tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto
projekte, përpara marrjes së dokumentit të lejes së ndërtimit paguhet 0,1 për qind e vlerës së
investimit, që depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike të pushtetit vendor, por, në
çdo rast, jo më e vogël se vlera e nevojshme për të financuar studimet, që pushteti vendor duhet të bëjë
për këto investime të infrastrukturës, përveçse kur është parashikuar ndryshe në ligje të veçanta.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6124, datë 8.4.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.