Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR STATUSIN E ORGANIZATËS SË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT, TË PËRFAQËSUESVE KOMBËTARË DHE PERSONELIT NDËRKOMBËTAR”

Ligji nr. 10102, datë 26 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10102
Data e miratimit
26 mars 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 26 mars 2009
Hyn në fuqi
26 mars 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2009-03-26

LIGJ

Nr.10 102, datë 26.3.2009

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR STATUSIN E ORGANIZATËS SË

TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT, TË PËRFAQËSUESVE KOMBËTARË

DHE PERSONELIT NDËRKOMBËTAR”

Në mbështetje të neneve 2 pika 3, 83 pika 1, 84 pika 4 dhe 121 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja për statusin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut,

të përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar”, bërë në Otava më 19 shtator 1951.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MARRËVESHJE

MBI STATUSIN E ORGANIZATËS SË ATLANTIKUT TË VERIUT, PËRFAQËSUESIT

VENDAS DHE PERSONELIT NDËRKOMBËTAR

Shtetet nënshkruese në këtë Marrëveshje,

duke pasur parasysh se për ushtrimin e funksioneve të tyre dhe për plotësimin e qëllimeve

të tyre është e nevojshme që Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, personeli i saj

ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare që ndjekin takimet e saj duhet të kenë statusin

e përcaktuar në vazhdim,

kanë rënë dakord për sa vijon:

PJESA I

TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Në këtë Marrëveshje,

a) “Organizata” nënkupton Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut që përbëhet nga

Këshilli dhe organet e tij ndihmëse.

b) “Këshilli” nënkupton këshillin e krijuar sipas nenit IX të Traktatit të Atlantikut të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.