Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN NDËRMJET PALËVE TË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT PËR STATUSIN E FORCAVE TË TYRE”

Ligji nr. 10101, datë 26 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10101
Data e miratimit
26 mars 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 26 mars 2009
Hyn në fuqi
26 mars 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2009-03-26

LIGJ

Nr.10 101, datë 26.3.2009

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN NDËRMJET PALËVE TË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT PËR STATUSIN E FORCAVE TË TYRE”

Në mbështetje të neneve 2 pika 3, 83 pika 1, 84 pika 4 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut për statusin e forcave të tyre”, bërë në Londër më 19 qershor 1951.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MARRËVESHJE

NDËRMJET PALËVE TË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT NË LIDHJE ME STATUSIN E FORCAVE TË TYRE

Palët e Traktatit të Atlantikut të Veriut nënshkruan në Uashington, më 4 prill 1949;

duke marrë parasysh se forcat e një Pale mund të dërgohen, me marrëveshje, për të shërbyer në territorin e një Pale tjetër;

duke pasur në mendje se vendimi për t’i dërguar dhe kushtet në bazë të të cilave ato do të dërgohen, në shkallën që kushte të tilla nuk do të përcaktohen nga kjo Marrëveshje, do të vazhdojë t’i nënshtrohet marrëveshjeve të veçanta ndërmjet Palëve të interesuara.

duke dëshiruar, megjithatë, të përcaktojnë statusin e këtyre forcave ndërsa ndodhen në territorin e një Pale tjetër;

kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

1. Në këtë Marrëveshje shprehja:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.