Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8873, DATË 29.3.2002 “PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE”

Ligji nr. 10106, datë 30 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10106
Data e miratimit
30 mars 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 23 prill 2009
Hyn në fuqi
8 maj 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2009-04-23

LIGJ

Nr.10 106, datë 30.3.2009

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8873, DATË 29.3.2002 “PËR

SIGURIMIN E DEPOZITAVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8873, datë 29.3.2002 “Për sigurimin e depozitave” bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:

“c) “Akt nënligjor” është akti i Autoritetit Mbikëqyrës dhe/ose këshillit drejtues të Agjencisë

së Sigurimit të Depozitave, i dalë në bazë dhe për zbatim të këtij ligji.”.

b) Shkronja “d” ndryshohet si më poshtë:

“d) Bankë e siguruar” është banka apo dega e bankës së huaj në Shqipëri që pranon depozita

të siguruara nga Agjencia.

c) Shkronja “e” ndryshohet si më poshtë:

“e) “Degë e bankës së huaj në Shqipëri” ka kuptimin e përcaktuar në paragrafin e parë të

pikës 15 të nenit 4 të ligjit nr.9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë””.

ç) Shkronja “f” ndryshohet si më poshtë:

“f) “Depozitë” është:

i) teprica kreditore, e cila rezulton nga fondet e depozituara në një llogari ose në njërën nga

gjendjet e përkohshme, që rrjedhin nga veprimet e zakonshme bankare dhe që banka duhet t’i

ripaguajë, sipas dispozitave të një kontrate ose dispozitave ligjore;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.