PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT”
Ligji nr. 10105, datë 30 mars 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10105
- Data e miratimit
- 30 mars 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 23 prill 2009
- Hyn në fuqi
- 8 maj 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2009-04-23
LIGJ
Nr.10 105, datë 30.3.2009
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja për themelimin e Korporatës Islamike për Zhvillimin e Sektorit Privat”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6127, datë 8.4.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJE THEMELUESE
KORPORATA ISLAMIKE PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT
Qeveritë dhe institucionet në emër të të cilave nënshkruhet kjo marrëveshje
duke pranuar që qëllimi i Bankës Islamike për Zhvillim është nxitja e zhvillimit ekonomik dhe e përparimit social me anë të inkurajimit të zgjerimit si të ndërmarrjeve produktive shtetërore, dhe ato private në vendet anëtare të Bankës Islamike për Zhvillim, në pajtim me parimet e Shari’ah-ut;
duke marrë në konsideratë prirjen në këto vende anëtare të transferimit të financimit të projekteve të zhvillimit nga sektori publik në atë privat, që çojnë në lindjen e mundësive të reja që sektori privat të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendeve anëtare;
duke kuptuar nevojën për nxitjen e zgjerimit të ndërmarrjeve private produktive në vendet anëtare;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.