PËR ADMINISTRATËN DETARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 10109, datë 2 prill 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10109
- Data e miratimit
- 2 prill 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 51, 27 prill 2009
- Hyn në fuqi
- 12 maj 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2009-04-27
LIGJ
Nr.10 109, datë 2.4.2009
PËR ADMINISTRATËN DETARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton organizimin dhe funksionimin e administratës detare të Republikës së
Shqipërisë, në zbatim të detyrimeve të vendosura nga aktet ligj ore, kombëtare dhe
ndërkombëtare, në fushën e detarisë.
Neni 2
Fusha e veprimit
1. Ky ligj zbatohet për:
a) të gjitha strukturat përbërëse të administratës detare, që kryejnë veprimtarinë e tyre në
përputhje me qëllimin e këtij ligji;
b) të gjitha portet e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga statusi që gëzojnë;
c) mjetet lundruese, të përfshira në regjistrin e mjeteve lundr uese të Republikës së
Shqipërisë, pavarësisht nga vendndodhja dhe veprimtaria e tyre;
ç) mjetet e huaja, kur janë në portet dhe në ujërat brenda juri diksionit territorial të
Republikës së Shqipërisë;
d) të gjithë personat fizikë dhe juridikë, që e ushtrojnë vepri mtarinë e tyre në përputhje
me përmbajtjen e këtij ligji.
2. Ky ligj nuk zbatohet për:
a) portet dhe mjetet lundruese, që janë në autoritetin e Forcav e Ushtarake Detare të
Republikës së Shqipërisë;
b) mjetet lundruese të shteteve të tjera, të përjashtuara me ma rrëveshje ndërkombëtare,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.