PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9831, DATË 12.11.2007 “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”
Ligji nr. 10111, datë 2 prill 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10111
- Data e miratimit
- 2 prill 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 23 prill 2009
- Hyn në fuqi
- 8 maj 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2009-04-23
LIGJ
Nr.10 111, datë 2.4.2009
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9831, DATË 12.11.2007 “PËR
DËMSHPËRBLIMIN E ISH TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit
komunist”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 2, pas paragrafit të dytë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Procedura e shqyrtimit administrativ të kërkesave dhe masa e dëmshpërblimit financiar për
familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës
30.11.1944 deri më 1.10.1991, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Në nenin 3, pas shkronjës “ë” shtohet shkronja “f” me këtë përmbajtje:
“f) akti administrativ apo dokumenti zyrtar që provon internimi n në kampe me rrethim me
tela me gjemba.”.
Neni 3
Në nenin 4, në fund të shkronjës “d”, pas fjalëve “për jetën e shtetasve të tjerë” shtohen fjalët
“gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991”.
Neni 4
Në nenin 5 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në shkronjën “c”, në referencën për nenin 3 shtohen pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12,
14, si dhe neni 6 i ligjit nr. 372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.