Ligj

PËR TREGUESIT E KONSUMIT TË ENERGJISË DHE TË BURIMEVE TË TJERA, NGA PAJISJET PËR PËRDORIM SHTËPIAK, NËPËRMJET ETIKETIMIT DHE INFORMACIONIT STANDARD TË PRODUKTEVE

Ligji nr. 10113, datë 9 prill 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10113
Data e miratimit
9 prill 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 30 prill 2009
Hyn në fuqi
15 maj 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2009-04-30

LIGJ

Nr.10 113, datë 9.4.2009

PËR TREGUESIT E KONSUMIT TË ENERGJISË DHE TË BURIMEVE TË TJERA, NGA PAJISJET PËR PËRDORIM SHTËPIAK, NËPËRMJET ETIKETIMIT DHE INFORMACIONIT STANDARD TË PRODUKTEVE

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj përcakton detyrimet për publikimin e informacionit të konsumimit të energjisë dhe të burimeve të tjera kryesore, veçanërisht nëpërmjet mënyrave të etiketimit e të informacionit për produktin, si dhe informacionit plotësues, për disa tipa pajisjesh për përdorim shtëpiak, duke i mundësuar konsumatorit zgjedhjen e pajisjeve, për përdorim shtëpiak, më efiçente ndaj energjisë.

Neni 2

Ky ligj zbatohet për tipat e pajisjeve të mëposhtme për përdorim shtëpiak, edhe në rast se ato shiten për përdorim joshtëpiak:

a) frigorifer, ngrirës dhe kombinimi i tyre;

b) makinë larëse rrobash, makinë tharëse dhe kombinimi i tyre;

c) makinë larëse enësh;

ç) furra;

d) pajisje ngrohëse uji dhe pajisje mbajtëse uji të ngrohtë;

dh) mjete/pajisje ndriçimi;

e) pajisje me ajër të kondicionuar.

2. Ky ligj nuk zbatohet për:

a) pajisjet për përdorim shtëpiak të përdorura;

b) etiketa të tjera të fiksuara në pajisjet për përdorim shtëpiak që, për arsye sigurie, japin informacion për indikatorët e fuqisë.

Neni 3

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.