Ligj

PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT

Ligji nr. 10119, datë 23 prill 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10119
Data e miratimit
23 prill 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 8 maj 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2009-05-08

2591

LIGJ

Nr. 10 119, datë 23.4.2009

PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

a) të sigurojë zhvilli min e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional

të tokës dhe të burimeve natyrore;

b) të vlerësojë potencialin akt ual e perspektiv për zhvillim të territorit në nivel

kombëtar e vendor, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e

njerëzore dhe interesave publikë e privatë, duke bashkërenduar:

i) mbrojtjen e burimeve natyrore, si: toka, në veçanti toka buj qësore, ajri, uji,

pyjet, flora, fauna, peizazhet;

ii) krijimin e garantimin e territoreve të ndërtueshme, të orga nizuara në mënyrë të

harmonizuar e funksionale, duke i dhënë përparësi mundësisë së banimit për të gjitha shtresat

ekonomike e sociale, krijimit të infrastrukturës fizike të përshtatshme për nxitjen e investimit në

ushtrimin e veprimtarive ekonomike, sociale e kulturore, lehtës imit të përdorimit të sigurt të

shërbimeve e komoditeteve publike, të transportit, komunikimit dhe infrastrukturës, përfshirë

territoret e përshtatura;

iii) nxitjen e jetës ekonomike, shoqërore e kulturore në nivel kombëtar e vendor;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.