Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10117, datë 23 prill 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10117
Data e miratimit
23 prill 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 62, 14 maj 2009
Hyn në fuqi
29 maj 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2009-05-14

LIGJ

Nr.10 117, datë 23.4.2009

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006

“PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja “ç”, 1 5 5 dhe 1 5 7 pi ka 3 të

Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vend ore”, të ndryshuar, bëhen

ndryshimet e mëposhtme:

Neni l

Në nenin 11 “Kategoritë e bazës dhe nivelet e taksës vendore mbi biznesin e vogël” pika 5,

fjalët “në kufijtë plus/minus 30 për qind” zëvendësohen me fjalët “në kufijtë plus 10/minus 30 për

qind”.

Neni 2

Në nenin 21 “Rregulla të përbashkëta të taksës mbi pasurinë e paluajtshme”, fund të pikës 3

shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Ndërsa për tatimpaguesit e biznesit të vogël kufijtë janë plus 10/minus 30 për qind.”.

Neni 3

Në nenin 32 “Taksa të tjera” bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “b” e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:

“b) bazën dhe nivelin për taksën e tabelës, e cila, së bashku me taksat dhe tarifat e

aplikueshme, nuk duhet të jetë më shumë se 10 për qind e nivelit tregues të taksës së biznesit të vogël,

sipas kategorisë së rrethit dhe qarkullimit vjetor.”.

2. Në shkronjën “ç” të pikës 2, fjalët “në kufijtë +/- 30 për qind” zëvendësohen me fjalët “në

kufijtë plus 10/minus 30 për qind.”.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.