PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË SHITJES SË 76 PËR QIND TË AKSIONEVE TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES (OSSH) SHA-SË NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ÇEZ A.S.-SË
Ligji nr. 10116, datë 23 prill 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10116
- Data e miratimit
- 23 prill 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 60, 14 maj 2009
- Hyn në fuqi
- 29 maj 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2009-05-14
2645
LIGJ
Nr. 10 116, datë 23.4.2009
PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË SHITJES SË 76 PËR QIND TË AKSIONEVE TË
OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES (OSSH) SHA-SË NDËRMJET
MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS SË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE ÇEZ A.S.-SË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet kontrata e shitjes së 76 për qind të aksioneve të Ope ratorit të Sistemit të
Shpërndarjes (OSSH) sha-së ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ÇEZ
A.S.-së, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Aksionet e OSSH sha-së, objekt i kësaj kontrate shitjeje, të cilat janë në pronësi të shtetit
shqiptar, të lira nga çdo barrë, në ditën që bëhet efektive kon trata e shitjes, i kalojnë në pronësi ÇEZ
A.S.-së, të lira nga çdo barrë.
Neni 3
Asetet, që janë në pronësi të OSSH sha-së e që janë pasqyruar në anekset e kontratës së shitjes
së aksioneve do të vazhdojnë të jenë në pronësi të OSSH sha-së në masën dhe mënyrën e përcaktuar
në çastin e nënshkrimit të kontratës, edhe pas transferimit të pronësisë së aksioneve te ÇEZ A.S.-ja.
Në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, OSSH sha-së i jepet titulli i plotë i pronësisë mbi të
gjitha asetet kryesore, të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë së këtij operatori.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.