Ligj

PËR MBROJTJEN E FONDIT TË BIMËVE MJEKËSORE, ETEROVAJORE E TANIFERE NATYRORE

Ligji nr. 10120, datë 23 prill 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10120
Data e miratimit
23 prill 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 62, 14 maj 2009
Hyn në fuqi
29 maj 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2009-05-14

LIGJ

Nr.10 120, datë 23.4.2009

PËR MBROJTJEN E FONDIT TË BIMËVE MJEKËSORE,

ETEROVAJORE E TANIFERE NATYRORE

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të mbrojë:

a) fondin e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, që rriten e zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke zbatuar masa mbrojtëse e administruese, tërësore për fondin e të veçanta për çdo lloj, duke respektuar kërkesat teknike për vjeljen e mbledhjen e tyre, duke nxitur e përkrahur veprimtaritë për rehabilitimin e për kultivimin e tyre;

b) llojet e kultivuara nga njeriu, në sipërfaqet e fondit të tokave pyjore, kullosore apo bujqësore, gjatë kultivimit, mbledhjes e vjeljes së tyre, si dhe llojet e kultivuara në parcela eksperimentale, në kuadër të veprimtarive kërkimore-shkencore;

c) fondin e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, që rriten e zhvillohen në gjendje natyrore në territorin e Republikës së Shqipërisë e që është pasuri kombëtare.

Neni 2

Objekti

Objekt i këtij ligji është tërësia e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, si dhe secili lloj, që përfshihet në fond, gjatë periudhës së rritjes, vjeljes e mbledhjes, si dhe gjatë magazinimit e transportimit të tyre, për t’ua ruajtur vlerat përdoruese e kurative të tyre.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.