PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999 “PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10132, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10132
- Data e miratimit
- 11 maj 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 12 qershor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2009-06-12
LIGJ
Nr.10 132, datë 11.5.2009
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999 “PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8530, datë 23.9.1999 “Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Pika 17 ndryshohet si më poshtë:
“17. “Ministria” është ministria që mbulon veprimtarinë e shërbimeve postare”.
2. Pas pikës 20 shtohet pika 21 me këtë përmbajtje:
“21. “Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)” është organi rregullator, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ky ligj, nga ligji nr.9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.”.
Neni 2
Neni 6 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 6
1. Ministri, nëpërmjet drejtorisë përgjegjëse për shërbimin postar, ndjek zbatimin e politikës së Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në sektorin e shërbimeve postare.
2. AKEP-ja mbikëqyr zbatimin e kuadrit rregullator, të përcaktuar nga ky ligj dhe nga politikat e Këshillit të Ministrave.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.