PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD) PËR NJË FINANCIM SHTESË PËR PROJEKTIN E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE SOCIALE”
Ligji nr. 10122, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10122
- Data e miratimit
- 11 maj 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 14 maj 2009
- Hyn në fuqi
- 14 maj 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2009-05-14
LIGJ
Nr.10 122, datë 11.5.2009
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD) PËR NJË FINANCIM SHTESË PËR PROJEKTIN E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE SOCIALE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 84 pika 4 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për një financim shtesë për projektin e ofrimit të shërbimeve sociale”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.6163, datë 13.5.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJE HUAJE
(FINANCIM SHTESË PËR PROJEKTIN E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE SOCIALE) NDËRMJET SHQIPËRISË DHE
BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Më datë _________________ 2009
Marrëveshje e datës ____________ 2009, mes SHQIPËRISË (“Huamarrësi”) dhe BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (“Banka”) për qëllimin e ofrimit të financimit shtesë për veprimtari lidhur me Projektin Fillestar (siç përcaktohet te Shtojca e kësaj Marrëveshjeje). Me anë të kësaj Marrëveshjeje, Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:
Neni 1
Kushtet e Përgjithshme; Përkufizimet
1.01 Kushtet e Përgjithshme (siç përcaktohen te Shtojca e kësaj Marrëveshjeje) përbëjnë një pjesë të pandarë të kësaj Marrëveshjeje.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.