PËR TREGTINË ELEKTRONIKE
Ligji nr. 10128, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10128
- Data e miratimit
- 11 maj 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 85, 12 qershor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2009-06-12
LIGJ
Nr.10 128, datë 11.5.2009
PËR TREGTINË ELEKTRONIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe qëllimi
Objekti i këtij ligji është vendosja e rregullave për kryerjen e veprimeve tregtare në rrugë
elektronike, nëpërmjet shërbimeve të ofruara nga shoqëria e inf ormacionit, për mbrojtjen e personave
pjesëmarrës, mbrojtjen ligjore të konfidencialitetit të konsumatorëve apo e të dhënave konfidenciale të
pjesëmarrësve në të, si dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të shërbimeve të informacionit, duke
përcaktuar përgjegjësitë e ofruesit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit.
Neni 2
Fusha e veprimit
1. Ky ligj zbatohet për shërbimet e shoqërisë së informacionit kundrejt personave fizikë a
juridikë, përfitues të tyre, me përjashtim:
a) të veprimeve noteriale ose veprimeve të tjera të ngjashme, që lidhen drejtpërdrejt me
ushtrimin e autoritetit publik;
b) të përfaqësimit të personave dhe mbrojtjen e interesave të tyre para gjykatave, si dhe në
çdo organ, ku paraqitja e personit mund të bëhet nga të tretët, nëpërmjet akteve të përfaqësimit;
c) të veprimtarisë me pagesë për pjesëmarrjen e lojtarëve në ba stet, lotaritë, lojërat e fatit,
lojërat elektronike, hipodromet dhe kazinotë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.