Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS (CEDB) PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË ZONAVE RURALE, MALORE”

Ligji nr. 10123, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10123
Data e miratimit
11 maj 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 14 maj 2009
Hyn në fuqi
14 maj 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2009-05-14

LIGJ

Nr.10 123, datë 11.5.2009

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS (CEDB) PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË ZONAVE RURALE, MALORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 84 pika 4 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja kuadër e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEDB) për financimin e programit për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, malore”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.6164, datë 13.5.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

F/P 1649 (2008) A

MARRËVESHJE KUADËR HUAJE

NDËRMJET BANKËS SË ZHVILLIMIT TË KËSHILLIT TË EVROPËS

DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës, Organizatë Ndërkombëtare, Paris (këtu quhet CEB), nga njëra anë

dhe

Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministra e Financave, Blvd. Dëshmorët e Kombit, Tirana, Republika e Shqipërisë, (këtu quhet Huamarrësi),

- Duke pasur parasysh kërkesën e paraqitur nga Qeveria Anëtare e Shqipërisë të datës 30/06/2008;

- Duke pasur parasysh Protokollin e Tretë të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Këshillit të Evropës;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.