PËR KRIJIMIN E QENDRËS SË PANAIREVE DHE TË EKSPOZITAVE TREGTARE
Ligji nr. 10134, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10134
- Data e miratimit
- 11 maj 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 12 qershor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2009-06-12
LIGJ
Nr.10 134, datë 11.5.2009
PËR KRIJIMIN E QENDRËS SË PANAIREVE DHE TË EKSPOZITAVE TREGTARE
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj synon ngritjen e Qendrës së Panaireve dhe të Ekspozitav e Tregtare, si dhe
përcakton rregullat e funksionimit e të veprimtarisë së kësaj qendre.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është të nxisë zhvillimin e panaireve dhe të ekspozitave tregtare, për të
rritur investimet dhe shkëmbimin tregtar, si dhe për të përhapur njohuri për risitë teknologjike e
shkencore të sektorëve të ndryshëm prodhues dhe të shërbimit në nivel kombëtar, rajonal e
ndërkombëtar.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Qendra e Panaireve dhe e Ek spozitave Tregtare” (QPET) është një person juridik,
shoqëri tregtare, e krijuar me pjesëmarrjen e shtetit dhe të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë,
Tiranë, e ngritur në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
2. “Dhoma” është Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, e ngr itur në përputhje me
ligjin nr.9640, datë 9.11.2006 “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar.
3. “Panair i përgjithshëm” është veprimtaria promovuese, e hapur për publikun, ku
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.