PËR FINANCIMIN NGA BUXHETI I SHTETIT TË BASHKËSIVE FETARE, QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE
Ligji nr. 10140, datë 15 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10140
- Data e miratimit
- 15 maj 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 87, 12 qershor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2009-06-12
LIGJ
Nr.10 140, datë 15.5.2009
PËR FINANCIMIN NGA BUXHETI I SHTETIT TË BASHKËSIVE FETARE, QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
1. Shteti mbështet financiarisht bashkësitë fetare, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kishën Katolike në Shqipëri dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave.
2. Me “bashkësi fetare”, sipas këtij ligji, kuptohen vetëm ato bashkësi që kanë lidhur marrëveshje me Këshillin e Ministrave.
Neni 2
1. Shteti mund të financojë pjesërisht bashkësitë fetare për ndërtimin, mirëmbajtjen e objekteve të kultit, si edhe në ringritjen e restaurimin e qendrave të pelegrinazhit e të infrastrukturës së tyre ndihmëse, për objektet që lidhen me turizmin fetar, sipas projekteve, që paraqiten nga bashkësitë fetare te Komiteti Shtetëror për Kultet dhe miratohen nga ministri përgjegjës për kultet.
2. Përcaktimi i masës së financimit bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 3
Shteti financon bashkësitë fetare deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjës të personelit të administratës, sipas listëpagesave të paraqitura në institutin përkatës të sigurimeve shoqërore.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.