PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9739, DATË 21.5.2007 “PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 10141, datë 15 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10141
- Data e miratimit
- 15 maj 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 87, 12 qershor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2009-06-12
LIGJ
Nr.10 141, datë 15.5.2009
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9739, DATË 21.5.2007 “PËR
SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me prop ozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9739, datë 21.5.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën
e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:
Neni l
Neni 10 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 10
Gjaku, produkt i mbledhur dhe i shpërndarë pa fitim
1. Gjaku njerëzor nuk mund të përdoret në shërbimin shëndetësor për qëllime fitimi.
Shpenzimet për procedurat e kontrollit, të përpunimit dhe të shpërndarjes së gjakut e të
përbërësve të tij, në asnjë rast, nuk përballohen nga pacienti. Këto shpenzime i mbulohen
Shërbimit Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut nga institucionet shëndetësore që e përfitojnë këtë
shërbim.
2. Kostoja për secilin nga shërbimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni përcaktohet me
urdhër të Ministrit të Shëndetësisë.”.
Neni 2
Në nenin 12 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Në pikën 1, pas shkronjës “b”shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) mënyrën e lëvrimit të fondeve për veprimtaritë promov uese dhe edukative në
fushën e transfuzionit të gjakut.”.
2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.