Ligj

PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE, TË SHKOLLAVE TË LARTA, QENDRËS SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE TË GJITHA INSTITUCIONEVE TË TJERA KËRKIMORE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, TË CILËT KANË TITUJ SHKENCORË

Ligji nr. 10139, datë 15 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 15 tetor 2015.

Numri
10139
Data e miratimit
15 maj 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 87, 12 qershor 2009
Hyn në fuqi
27 qershor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2009-06-12

LIGJ

Nr.10 139, datë 15.5.2009

PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE, TË SHKOLLAVE TË LARTA, QENDRËS SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE TË GJITHA INSTITUCIONEVE TË TJERA KËRKIMORE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, TË CILËT KANË TITUJ SHKENCORË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është që personave të grupit të parë dhe të dytë, sipas përcaktimit në nenin 2 të këtij ligji, t'u jepen pensione suplementare shtetërore, si të ardhura shtesë mbi përfitimet që jepen nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime;

1. “Pensione suplementare” janë përfitimet që jepen sipas këtij ligji.

2. “Kontribut suplementar” është kontributi që paguhet sipas këtij ligji.

3. “Periudhë e ushtrimit të titullit” është:

a) Periudha deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, gjatë së cilës personat kanë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 tetor 2015 · 108/2015 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.