PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 10148, datë 28 shtator 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10148
- Data e miratimit
- 28 shtator 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 144, 12 tetor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 tetor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2009-10-12
LIGJ
Nr. 10 148, datë 28.9.2009
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008
“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore ne Republikën e Shqipërisë”,
pas nenit 75 shtohet neni 75/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 75/1
Rimbursimi i TVSH-së dhe kompensimi i detyrimeve tatimore
Nëse personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH, rezultojnë me tepricë kreditore dhe
paraqesin, pranë drejtorisë rajonale tatimore, kërkesën për rim bursim in e TVSH- së së paguar
tepër, administrata tatimore, brenda 30 ditëve kalendarike, verifikon saktësinë e pretendimit,
njofton tatimpaguesin dhe realizon rimbursimin, kur plotësohen kushtet. Në rast të kundërt,
personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimev e të tjera tatimore, në masën e
TVSH-së së pretenduar për rimbursim.
Mënyra dhe procedurat e hollësishme teknike për zbatimin e këtij neni përcaktohen në
udhëzimin e Ministrit të Financave.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6283, datë 7.10.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.