Ligj

PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.10 033, DATË 11.12.2008 “PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10149, datë 28 shtator 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10149
Data e miratimit
28 shtator 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 144, 12 tetor 2009
Hyn në fuqi
27 tetor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2009-10-12

LIGJ

Nr.10 149, datë 28.9.2009

PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.10 033, DATË 11.12.2008 “PËR

LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.10 033, datë 11.12. 2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet

e shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 12, pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Shoqëritë e miratuara dhe të licencuara në fushën e lojërav e të fatit derdhin në

llogarinë e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit 0,5 për qind të xhiros vjetore, por jo më

pak se:

a) 2 000 000 (dy milionë) lekë në vit për shoqëritë e licencuar a për kazino dhe lotari

kombëtare;

b) 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë në vit për shoqë ritë që organizojnë kazino

elektronike;

c) 1 000 000 (një milion) lekë në vit për shoqëritë që organiz ojnë baste sportive dhe

baste për gara në pistë;

ç) 300 000 (treqind mijë) lekë në vit për shoqëritë që organizo jnë bingo tradicionale e

televizive.”.

Neni 2

Në nenin 44 bëhen ndryshimet si më poshtë:

Në pikën 5.3, shkronjat “a”, “b” dhe “c” ndryshohen si më poshtë:

“a) për rrethet e kategorisë së parë, 400 000 (katërqind mijë) lekë për çdo sallë dhe 100

000 (njëqind mijë) lekë për çdo makinë elektronike të tipit slot e videolotari;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.