PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002'' PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10147, datë 28 shtator 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10147
- Data e miratimit
- 28 shtator 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 144, 12 tetor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 tetor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2009-10-12
LIGJ
Nr.10 147, datë 28.9.2009
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002
“PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Shtojca 1, që i bashkëlidhet ligjit nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën, me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6282, datë 7.10.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
Shtojca 1
MALLRAT E TATUESHME ME AKCIZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Kodi NK | PËRSHKRIMI | SHKALLA TATIMORE
I | KAFE |
09 01 11 00 09 01 12 00 | Kafe jo e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 70 lekë/kg
09 01 21 00 09 01 22 00 | Kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 140 lekë/kg
09 01 90 | Lëkura dhe lëvoret e kafesë Zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe | 50 lekë/kg
21 01 11 21 01 12 | Ekstrakte, esenca, koncentrate kafeje dhe përgatitje prej tyre (neskafe etj.) | 250 lekë/kg
II | LËNGJE FRUTASH, UJË DHE PIJE FRESKUESE |
20 09 | Lëngje frutash dhe perimesh të pafermentuara, pa shtesa alkoolike, që përmbajnë ose jo lëndë ëmbëltuese | 2 lekë/litri
22 02 | Ujërat minerale ose të gazuara, me ëmbëlsues ose aromatizues shtesë, pijet freskuese joalkoolike, përjashtim lëngjet e frutave | 2 lekë/litri
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.