PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE PËR SIGURIMIN E INVESTIMEVE DHE TË KREDIVE TË EKSPORTIT”
Ligji nr. 10150, datë 28 shtator 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10150
- Data e miratimit
- 28 shtator 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 145, 20 tetor 2009
- Hyn në fuqi
- 4 nëntor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 145, datë 2009-10-20
LIGJ
Nr.10 150, datë 28.9.2009
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE PËR SIGURIMIN E INVESTIMEVE DHE TË KREDIVE TË EKSPORTIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e themelimit të Korporatës Islamike për Sigurimin e Investimeve dhe të Kredive të Eksportit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6285, datë 7.10.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
NENET E MARRËVESHJES
KORPORATA ISLAMIKE PËR SIGURIMIN E INVESTIMEVE DHE KREDIVE TË EKSPORTIT
(Anëtar i Grupit të Bankës Islamike për Zhvillim)
Shaban 1412/ Shkurt 1992G
NENET E MARRËVESHJES SË
KORPORATËS ISLAMIKE PËR SIGURIMIN
E INVESTIMEVE DHE KREDISË SË EKSPORTIT
Shtetet Palë në këtë Marrëveshje dhe Banka Islamike për Zhvillim,
duke pasur parasysh një nga objektivat e Organizatës së Konferencës Islamike, siç shprehet në Kartën e Organizatës, është zhvillimi dhe mbështetja e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare në fushat ekonomike dhe sociale;
me dëshirën për të forcuar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike mbi bazën e parimeve dhe ideve islamike;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.