Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10146, datë 28 shtator 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10146
Data e miratimit
28 shtator 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 144, 12 tetor 2009
Hyn në fuqi
27 tetor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2009-10-12

LIGJ

Nr.10 146, datë 28.9.2009

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në fund të nenit 24 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Zyrat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme nuk bëjnë regjistrimin apo çregjistrimin e pasurisë së paluajtshme, ndërtesë apo tokë bujqësore, nëse dokumentacioni i vërtetimit të pronësisë nuk shoqërohet edhe me vërtetimin e bashkisë apo komunës, i cili konfirmon pagesën e taksave respektive që nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.”.

Neni 2

Në nenin 27, pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

“2/1. Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit.”.

Neni 3

Në nenin 32 pika 1, shkronja “b” shfuqizohet.

Neni 4

Pas nenit 32 shtohet neni 32/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 32/1

Taksa e tabelës

Kategoritë e bazës së taksës së tabelës dhe niveli i tyre jepen në ankesin nr.7, që i bashkëlidhet këtij ligji.”.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.