PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008 “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10145, datë 28 shtator 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10145
- Data e miratimit
- 28 shtator 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 144, 12 tetor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 tetor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2009-10-12
LIGJ
Nr.10 145, datë 28.9.2009
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008
“PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Lidhja nr.3, e përmendur në pikën 5 të nenit 4 të ligjit nr.997 5, datë 28.7.2008 “Për taksat
kombëtare”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën nr.3 që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Për dekretet e nxjerra nga Presidenti i Republikës, për lënie të shtetësisë shqiptare, të
pazbatuara deri në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk zbatohet taksa e pullës.
Neni 3
Shfuqizimet
Vendimi nr.550, datë 1.8.2003, i Këshillit të Ministrave “Për tarifat e shërbimeve, që
kryhen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar dhe çdo di spozitë tjetër ligjore apo
nënligjore, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6280, datë 7.10.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Shtojca nr.3
TAKSA E AKTEVE DHE E PULLËS
Masa e taksës (në lekë)
1. Për lëshimin e certifikatave për përdorim brenda vendit 50 lekë
2. Për lëshimin e dokumentit “Certifikatë për lidhje martese”
në g j u h ë të h u aj 2 0 0 l e k ë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.