Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9663, DATË 18.12.2006 “PËR KONCESIONET”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10157, datë 15 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10157
Data e miratimit
15 tetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 149, 5 nëntor 2009
Hyn në fuqi
20 nëntor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 149, datë 2009-11-05

LIGJ

Nr.10 157, datë 15.10.2009

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9663, DATË 18.12.2006 “PËR KONCESIONET”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2, pika 14 ndryshohet si më poshtë:

“14. Agjencia e Koncesioneve” është institucion publik, e ngritur dhe që funksionon në përputhje me këtë ligj.”.

Neni 2

Neni 6 shfuqizohet.

Neni 3

Në kreun III “Procedurat e rishikimit administrativ”, para nenit 25 shtohet neni 24/1 me këtë përmbajtje:

Neni 24/1

Agjencia e Koncesioneve

1. Agjencia e Koncesioneve është person juridik publik buxhetor, në varësi të Kryeministrit, që funksionon në bazë të këtij ligji.

2. Këshilli i Ministrave përcakton me vendim mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Koncesioneve.

3. Agjencia e Koncesioneve, në ushtrim të funksioneve të saj, ka këto kompetenca:

a) mbikëqyr zbatimin e procedurave koncesionare dhe bën shqyrtimin administrativ të ankesave ndaj këtyre procedurave;

b) verifikon zbatimin nga ana e autoritetit kontraktues të procedurave të koncesionit, sipas këtij ligji dhe akteve të tjera të dala në zbatim të tij, duke u kërkuar autoriteteve koncesionare të gjithë informacionin e nevojshëm;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.