Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) URBACT IV 2021-2027
Ligji nr. 72/2024, datë 25 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 72/2024
- Data e miratimit
- 25 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 5 gusht 2024
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2024-08-05
LIGJ
Nr. 72/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË FRANCËS DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT (INTERREG VI-C) URBACT IV 2021–2027
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) URBACT IV 2021–2027 sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 25.7.2024.
Shpallur me dekretin nr. 264, datë 29.7.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj
MF – URBACT 2021–2027 - Shqipëri
MARRËVESHJE FINANCIMI
NDËRMJET KOMISIONIT EVROPIAN, I CILI PËRFAQËSON BASHKIMIN EVROPIAN, REPUBLIKËS SË FRANCËS DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT “(Interreg VI-C) URBACT IV 2021–2027”
CCI 2021TC16FFIR001
Marrëveshje Financimi për programin e bashkëpunimit “(Interreg VI-C)” URBACT IV” 2021–2027 CCI 2021TC16FFIR001
Parathënie
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.