Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8306, DATË 14.2.1998 “PËR STRATEGJINË E PRIVATIZIMIT TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10166, datë 15 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10166
Data e miratimit
15 tetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 150, 5 nëntor 2009
Hyn në fuqi
20 nëntor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2009-11-05

LIGJ

Nr.10 166, datë 15.10.2009

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8306, DATË 14.2.1998 “PËR STRATEGJINË E

PRIVATIZIMIT TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Paragrafi i parë i nenit 4 të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të

sektorëve me rëndësi të veçantë”, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë:

“Sektorë me rëndësi të veçantë të ekonomisë janë: industria e e nergjetikës dhe e

mineraleve, e naftës dhe e gazit, postat, telekomunikacionet, pyj e t dhe ujërat, rrugët

automobilistike e hekurudhore, portet detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor.”.

Neni 2

Në nenin 13 fjalët “(me përjashtim të sektorit bankar dhe të sigurimeve)” shfuqizohen.

Neni 3

Neni 14 shfuqizohet.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6314, datë 28.10.2009 të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.