PËR PËRCAKTIMIN E MOSHËS SË DALJES NË PENSION TË PUNONJËSVE TË NËNTOKËS
Ligji nr. 10165, datë 15 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10165
- Data e miratimit
- 15 tetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 5 nëntor 2009
- Hyn në fuqi
- 20 nëntor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2009-11-05
LIGJ
Nr.10 165, datë 15.10.2009
PËR PËRCAKTIMIN E MOSHËS SË DALJES NË PENSION TË PUNONJËSVE
TË NËNTOKËS
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Punonjësit e nëntokës, me periudhë pune të klasifikuar në kateg orinë e parë, sipas
dispozitave të kreut I të vendimit nr.526, datë 20.12.1958 të Këshillit të Ministrave “Për ndarjen e
punës në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, kanë të drejtë të kërkojnë pension pleqërie
kur:
a) arrijnë moshën 60 vjeç;
b) kanë periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet, nga të cilat jo më pak se 15 vjet punë
në nëntokë.
Neni 2
Pensioni llogaritet sipas rregu llave të përcaktuara për pensionet e pleqërisë në ligjin
nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Neni 3
Efektet financiare të këtij ligji, deri në mbushjen e moshës, sipas nenit 92 të ligjit
nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
përballohen nga Buxheti i Shtetit.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6313, datë 28.10.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.