PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE “OTTO-AL, SHPK-SË””
Ligji nr. 10156, datë 15 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10156
- Data e miratimit
- 15 tetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 5 nëntor 2009
- Hyn në fuqi
- 20 nëntor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2009-11-05
LIGJ
Nr.10 156, datë 15.10.2009
PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE “OTTO-AL, SHPK-SË””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet “Marrëveshja minerare e shfrytëzimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “OTTO-AL, shpk-së””, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6304, datë 28.10.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE MINERARE E SHFRYTËZIMIT
E lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e përfaqësuar nga Ministri z.Genc Ruli dhe OTTO-Al sh.p.k., shoqëri e themeluar në bazë të legjislacionit shqiptar, me vendimin nr.21020, datë 13.3.1999, me seli në Rrugën e Elbasanit, pallati poshtë Fakultetit të Gjeologjisë, Tiranë, e përfaqësuar ligjërisht për negocimin dhe nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje nga z.Isuf Berberi, administrator.
Duke pasur parasysh që:
- Në kuadrin e zhvillimit ekonomik të vendit, qeveria shqiptare i ka dhënë prioritet zhvillimit të zonave industriale lidhur me aktivitetin minerar;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.