Ligj

PËR AUTORITETIN RRUGOR SHQIPTAR

Ligji nr. 10164, datë 15 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10164
Data e miratimit
15 tetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 150, 5 nëntor 2009
Hyn në fuqi
20 nëntor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2009-11-05

LIGJ

Nr.10 164, datë 15.10.2009

PËR AUTORITETIN RRUGOR SHQIPTAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, me kompetencat,

përgjegjësitë dhe detyrat e tij.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Autoriteti” është Autoriteti Rrugor Shqiptar, i krijuar sipas dispozitave të këtij ligji;

b) “Ministri” është ministri përgjegjës për çështjet e transportit rrugor;

c) “Rrugët shtetërore” janë rrugët e klasifikuara në përputhje me dispozitat e Kodit

Rrugor;

ç) “Kodi Rrugor” është ligji nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së

Shqipërisë”, i ndryshuar;

d) “DPRR” është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve;

dh) “Rregullorja e DPRR-së” janë rregullat e vendosura nga mini stria përgjegjëse, në

përputhje me nenin 13 të Kodit Rrugor, e cila rishihet çdo dy vjet;

e) “PKT” është Plani Kombëtar i Transportit;

ë) “IT” është Instituti i Transportit, i ngarkuar me detyrat e mirëmbajtjes dhe të

përditësimit të PKT-së;

f) “Marrëveshja e shërbimit” është marrëveshja ndërmjet ministrit dhe Autoritetit, ku

përcaktohen marrëdhënia ndërmjet palëve dhe funksionet, duke specifikuar detyrimet për fondet,

planifikimin, mbarëvajtjen dhe raportimin;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.