Ligj

PËR SHFUQIZIMIN E LIGJIT NR.8340/1, DATË 6.5.1998 “PËR RREGULLIMIN E PASOJAVE, QË KANË RRJEDHUR NGA ZBATIMI I DEKRETIT NR.204, DATË 5.6.1992 “PËR PASURINË E SINDIKATAVE””

Ligji nr. 10159, datë 15 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10159
Data e miratimit
15 tetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 149, 5 nëntor 2009
Hyn në fuqi
20 nëntor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 149, datë 2009-11-05

LIGJ

Nr.10 159, datë 15.10.2009

PËR SHFUQIZIMIN E LIGJIT NR.8340/1, DATË 6.5.1998 “PËR RREGULLIMIN E

PASOJAVE, QË KANË RRJEDHUR NGA ZBATIMI I DEKRETIT NR.204, DATË

5.6.1992

“PËR PASURINË E SINDIKATAVE””

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 “Për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i

dekretit nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave””, shfuqizohet.

Neni 2

Për marrëdhëniet e detyrimit, të krijuara ndërmjet sindikatave dhe të tretëve, si dhe për

kontratat e lidhura ndërmjet tyre, për shkak të ushtrimit të tagrave të gëzimit dhe të posedimit prej

sindikatave mbi pasuritë shtetërore të paluajtshme, zbatohen dispozitat e Kodit Civil.

Neni 3

Ekzekutimi i detyrimit, që rrjedh nga një marrëdhënie detyrimi ndërmjet sindikatës, në

cilësinë e kreditorit dhe një pale të tretë, në cilësinë e debitorit, kryhet në favor të shtetit.

Neni 4

1 . Për identifikimin e pasurive të sindikatave nga rkohet Agjencia e

Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike, e cila kryen:

a) inventarizimin e pasurive shtetërore, të luajtshm e dhe të paluajtshme, në

administrim të sindikatave;

b) identifikimin e marrëdhënieve të krijuara me të tretët për këto pasuri;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.