Ligj

PËR OBLIGACIONET E SHOQËRIVE AKSIONARE DHE TË QEVERISË VENDORE

Ligji nr. 10158, datë 15 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10158
Data e miratimit
15 tetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 149, 5 nëntor 2009
Hyn në fuqi
20 nëntor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 149, datë 2009-11-05

LIGJ

Nr.10 158, datë 15.10.2009

PËR OBLIGACIONET E SHOQËRIVE AKSIONARE DHE TË QEVERISË VENDORE

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA I

RREGULLA ME ZBATIM TË PËRGJITHSHËM

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për obligacionet:

a) e shoqërisë aksionare, me zyrë qendrore në Republikën e Shqipërisë;

b) e qeverisë vendore.

2. Ky ligj nuk zbatohet në rastet e obligacioneve të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë apo të Bankës së Shqipërisë.

Neni 2

Përkufizime

1. Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Agjent i zotëruesit të obligacioneve” është subjekti që përfaqëson grupin e zotëruesve të obligacioneve përkundrejt emetuesit dhe palëve të treta.

b) “AMF” ose “Autoriteti” është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, krijuar në përputhje me ligjin “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.

c) “Certifikatë obligacioni” është certifikata e një obligacioni të vetëm.

ç) “Certifikatë shumëfishe obligacioni” është certifikata e obligacionit, e cila përmban më shumë se një obligacion.

d) “Program huaje” është programi, që përmban kushtet dhe afatet e marrjes hua të fondeve, nëpërmjet emetimit të obligacioneve.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.