Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Rajoni i Emilia–Romagna-s, dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg (Interreg VI-B) IPA Adriatik – Jon

Ligji nr. 73/2024, datë 25 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
73/2024
Data e miratimit
25 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 142, 9 gusht 2024
Hyn në fuqi
24 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2024-08-09

LIGJ

Nr. 73/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË ITALISË, PËRFAQËSUAR NGA RAJONI I EMILIA-ROMAGNA-s, DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN INTERREG (INTERREG VI-B) IPA ADRIATIK–JON

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë, përfaqësuar nga rajoni i Emilia-Romagna-s, dhe Komisionit Evropian për programin Interreg (Interreg VI-B) IPA Adriatik–Jon, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 25.7.2024.

Shpallur me dekretin nr. 275, datë 30.7.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

MF – ADRION 2021–2027 - Shqipëri

MARRËVESHJE FINANCIMI PËR PROGRAMIN INTERREG

(INTERREG VI-B) IPA ADRIATIK–JON

Parathënie

Komisioni Evropian, në vijim referuar si “Komisioni”, i cili vepron për llogari dhe në emër të Bashkimit Evropian, në vijim referuar si “BE”,

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, i cili vepron për llogari dhe në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim referuar si “Shqipëria”,

dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.