Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9482, DATË 3.4.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10169, datë 22 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10169
Data e miratimit
22 tetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 152, 9 nëntor 2009
Hyn në fuqi
24 nëntor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2009-11-09

LIGJ

Nr.10 169, datë 22.10.2009

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9482, DATË 3.4.2006 “PËR

LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e

ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Pas nenit 17 shtohet neni 17/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 17/1

Mënyra e pagesës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje

1. Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje, në proces legalizimi, bëhet:

a) në lekë, në vlerë të plotë monetare;

b) me bono privatizimi, në përputhje me dispozitat e neneve 19, 20 e 21 të këtij ligji.

2. Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e

tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të

privatizimit.

3. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, që lidhen me kalimin e së drejtës së

pronësisë, bëhen vetëm në lekë.”.

Neni 2

Në nenin 19, në fund të shkronjës “dh” shtohen fjalët “dhe, deri në 50 për qind të vlerës,

pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.