Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Gjeorgjisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar
Ligji nr. 79/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 79/2024
- Data e miratimit
- 26 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 137, 6 gusht 2024
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2024-08-06
LIGJ
Nr. 79/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË GJEORGJISË
PËR SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË
TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Gjeorgjisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 26.7.2024.
Shpallur me dekretin nr.279, datë 31.7.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË GJEORGJISË MBI SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN
RECIPROKE TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Gjeorgjisë (më poshtë quhen “Palët”),
duke rënë dakord të zhvillojnë bisedime mbi çështjet në lidhje me politikën dhe sigurinë dhe të zgjerojnë dhe fuqizojnë bashkëpunimin e tyre politik, ushtarak dhe ekonomik;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.