Ligj

Për Policinë e Shtetit

Ligji nr. 82/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 korrik 2026.

Numri
82/2024
Data e miratimit
26 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 141, 8 gusht 2024
Hyn në fuqi
23 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 141, datë 2024-08-08

LIGJ

Nr. 82/2024

PËR POLICINË E SHTETIT

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton misionin, organizimin dhe funksionimin e Policisë së Shtetit në Republikën e

Shqipërisë, si dhe të drejtat e detyrimet e punonjësit të Policisë së Shtetit.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

a) përcaktimin e fushës së veprimtarisë së Policisë së Shtetit, kompetencat, organizimin dhe

funksionimin e tyre;

b) rregullimin e sistemit të pranimit, arsimimit dhe ecurisë në karrierë të punonjësve të Policisë së

Shtetit, e të drejtave e të detyrimeve dhe trajtimin e veçantë të tyre;

c) përcaktimin e autoriteteve e të përgjegjësive të niveleve drejtuese dhe zbatuese;

ç) zbatimin e parimit demokratik të kontrollit civil mbi Policinë e Shtetit;

d) përcaktimin e formave të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me komunitetin dhe subjekte të tjera

publike e private.

Neni 3

Përkufizimet

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Akademia e Sigurisë” është institucion i lartë arsimor i profilizuar në fushën e sigurisë publike.

2. “Emërimi në detyrë” është momenti i fillimit të marrëdhënies së punës për punonjësin e policisë.

3. “Ecuria në karrierë” përfshin të gjitha fazat e karrierës që nga emërimi në detyrë i punonjësit të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 23 korrik 2026 · 90/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 82/2024, “Për Policinë e Shtetit”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.