PËR RREGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN
Ligji nr. 10186, datë 5 nëntor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10186
- Data e miratimit
- 5 nëntor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 161, 26 nëntor 2009
- Hyn në fuqi
- 11 dhjetor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 161, datë 2009-11-26
LIGJ
Nr.10 186, datë 5.11.2009
PËR RREGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME
PËRPARËSI TURIZMIN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon marrëdhëniet e pronësisë mbi truallin dhe obj ektet e ndërtuara në zonat
e stimuluara me përparësi turizmin, që janë dhënë për realizimin e veprimtarive të stimuluara, të
krijuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 2
Përkufizime
1. Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Zonë e stimuluar” është çdo pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë, ku ndodhen
pasuritë e paluajtshme, të dhëna për kryerjen e veprimtarive të stimuluara.
b) “Veprimtari e stimuluar” është çdo nismë për sigurimin e për fitimeve monetare,
nëpërmjet industrisë së turizmit, e kryer në përputhje me dispo zitat e ligjit nr. 7665, datë
21.01.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, të shfuqizuar.
c) “Person i stimuluar” është personi fizik ose juridik, i cili ka lidhur marrëveshje qiraje
dhe zhvillimi me qiradhënësin për një veprimtari të stimuluar.
ç) “Marrëveshje qiraje dhe zhvillimi” është marrëveshja e lidhur ndërmjet personit të
stimuluar dhe qiradhënësit, ku përcaktohen kushtet specifike për realizimin e veprimtarisë së
stimuluar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.