Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) për hapjen e Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, kampusi në Gjirokastër
Ligji nr. 86/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 86/2024
- Data e miratimit
- 26 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 139, 7 gusht 2024
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 139, datë 2024-08-07
LIGJ
Nr. 86/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE UNIVERSITETIT KOMBËTAR TË
ARSIMIT NË DISTANCË (UNED) PËR HAPJEN E UNIVERSITETIT KOMBËTAR TË
ARSIMIT NË DISTANCË, KAMPUSI NË GJIROKASTËR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Universitetit
Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) për hapjen e Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë,
kampusi në Gjirokastër, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 26.7.2024.
Shpallur me dekretin nr. 280, datë 31.7.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE UNIVERSITETIT KOMBËTAR TË ARSIMIT NË DISTANCË (UNED)
“PËR HAPJEN E UNIVERSITETIT KOMBËTAR TË ARSIMIT NË DISTANCË, KAMPUSI
NË GJIROKASTËR”
Kjo Marrëveshje lidhet ndërmjet:
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, i përfaqësuar nga znj. Ogerta Manastirliu, ministër
i Arsimit dhe Sportit, në vijim referuar si “Këshilli i Ministrave”,
dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.