Ligj

PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8537, DATË 18.10.1999 “PËR BARRËT SIGURUESE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10185, datë 5 nëntor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10185
Data e miratimit
5 nëntor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 161, 26 nëntor 2009
Hyn në fuqi
11 dhjetor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 161, datë 2009-11-26

LIGJ

Nr.10 185, datë 5.11.2009

PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8537, DATË 18.10.1999 “PËR

BARRËT SIGURUESE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8537, datë 18.10.1999 “Për barrët siguruese”, të ndryshuar, bëhen ndryshimi

dhe shtesa si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 28 shkronjat “j” e “k” shfuqizohen.

Neni 2

Pas nenit 28 shtohet neni 28/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 28/1

Certifikata për të dhënat e regjistrit

1. Çdo person ka të drejtë të kërkojë informacion, të shkruar ose në formë elektronike,

për të dhënat e regjistrit, sipas kritereve e procedurave të përcaktuara në rregulloren e barrëve

siguruese.

2. Certifikata për të dhënat e regjistrit është akti shkresor, i lëshuar nga kryeregjistruesi

ose akti në formë elektronike, që provon të gjitha faktet e mar ra nga regjistri, përfshirë datën,

ndryshimin, shuarjen ose nënrenditjen dhe radhën e regjistrimit.

3. Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bazuar në

parimet e lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të sigurisë juri dike, përcaktojnë, me udhëzim,

rastet, formën e certifikatës, afatet dhe procedurat kur noterët kërkojnë informacion të shkruar për

të dhënat e regjistrit.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.